Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur sërish një shqetësim qytetar, drejt Qeverisë Kurti.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, para një komisioni, ka pyetur qeverinë se pse duhet t’u paguhen faturat e rrymës në veri, e jo të veteranëve e ish-të burgosurve politikë kosovarë.
Postimi i plotë:
”Pse bënë qeveria me pagu rrymën në Veri e NUK bënë me pagu për VETERAN dhe ish të BURGOSUR POLITIK?
Propozova që Qeveria të merr vendim për ndarje të mjetve për subvencionimin e shërbimeve komunale( rryma, uji, mbeturinat) për VETERANËT dhe ish të BURGOSURIT POLITIK që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj Kuvendit, e jo të i ik diskutimit për çështjet e hapura me Serbinë.
Deputetët e mazhoracës nuk duhet të luajnë avokatin e dobët të qeverisë, por të kryejn punën e tyre në të mirë të qytetarëve dhe të Kosovës”./GazetaEnigma/