Ish kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Borrelli duhet ta respektojë zotimin Mogehrinit për Asociacionin.
Tetë vjet më parë, kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, kishte pranuar një letër nga kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, si shenjë garancie se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.
Mustafa tha në RTK se për letrën që e mori nga Mogherini një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, nuk kishte dijeni Serbia.
Por, a ka ky dokument ndikim në rrethanat aktuale?
Ish kryeministri Mustafa deklaron se pa asnjë dyshim që do të ketë.
Tetë vjet më parë, me 24 gusht, kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, kishte pranuar një letër, nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, si shenjë garancie se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.
Të nesërmen, Mustafa e Vuçiq nënshkruan Marrëveshjen mbi elementet kryesore të Asociacionit, që përfshinte ndër të tjera edhe pikën 2 dhe 22.
Të dy këto pika specifikojnë qartë se statuti i Asociacionit, para së të themelohet, duhet ta marrë dritën jeshile të Gjykatës Kushtetuese.
Për këtë letër nuk kishte dijeni Serbia. Mustafa thotë se ishe insistimi i tij, por formulimin e kishte bërë Mogerini.
“Preokupimi im ka qenë që Asociacioni të mos dal jashtë kornizave kushtetuese dhe Asociacioni të mos marrë përgjegjësi të pushtetit qendror,të ministrive apo të komunave, sepse ato me Kushtetutë u takojnë vetëm atyre, dhe është vetëm një formë e koordinimit në mes tyre, ashtu siç është logjika e asociimit të paraparë me Kushtetutë edhe të asociacionit, ka qenë insistimi ynë”, thotë ai.
“Shkresën e kanë bërë ata vet, nuk ua kemi formuluar ne, vetëm kemi insistuar në këtë”.
Por, a ka ky dokument ndikim në rrethanat aktuale?
“Ndikim duhet të ketë, sepse zonja Mogherini ka qenë zyrtare e lartë e BE-së, siç është Borelli sot, dhe nëse zoti Borell sot jep një zotim, Qeverisë aktuale, ose zotit Kurti lidhur të themi me
një marrëveshje që e bën me BE-ne, atëherë s’duhet të presim ne që të kemi dyshime, që personi që vjen pas në vend të Borellit, ta hedhë poshtë atë që e ka bërë një zyrtar paraprak”, shpjegon Mustafa.