Disa qytetarë kanë raportuar se po përballen me probleme për të shfrytëzuar internetin 3g/4g të operatorit “Vala”.
KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja, i cili e ka pranuar se operatori “Vala” sot ka pasur disa probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit.
Lepaja tha se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin teksa thekson se së shpejti do të tejkalohet.
“Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare, janë duke u marrë me problemin i dhe shpejt do të tejkalohet”- tha Lepaja për KALLXO.com.
Zëdhënësi u shpreh se problemi nuk ka qenë i përgjithshëm, pra nuk është afektuar pjesa e thirrjeve, mirëpo vetëm interneti 3g/4g.
Ai shtoi se brenda 30 minutave pritet që problemi të evitohet.