Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë duke mashtruar

Dy iranianë tentojnë të futen në Kosovë duke mashtruar

Dy iranianë kanë tentuar të hyjnë në Kosovë, njëri duke prezantuar pasaportë të Portugalisë e tjetri të Kanadasë, por që të dyja të keqpërdorura.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit kishin edhe pasaportat e tyre iraniane, por qëllimi i paraqitjes së pasaportave të huaja ishte marrja e azilit në Kosovë.

Policia ua ka konfiskuar pasaportat të dyve dhe i ka gjobitur.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.

Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur.  I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në raport

Related Articles