Jakov Milatoviq është betuar si president i ri i Malit të Zi.
Në seancë, ai u betua se “do t’i kryej detyrat e presidenti me përgjegjësi, nder, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”.
Në ceremoni mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërsa, seanca për betimin e presidentit të ri ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, pasi e njëjta ishte paraparë që të nisë në ora 12:00.