Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka paralajmëruar ‘fshisën’ tek skuadra e Dritës, pasi kjo e fundit ka humbur titullin kampion një xhiro para fundit të sezonit.
Në rrjetin social Facebook, ai ka postuar një status duke bërë me dije se së shpejti do bëhen ndryshime në klubin gjilanas.
Në anën tjetër, kryesia e tifozëve të Dritës, Intelektualët, kanë kërkuar ndryshime të menjëhershme në klub, ose “nuk japin përgjegjësi se cfarë ndodhë më pas”.