Një skenë emocionuese ndodhi në Francë gjatë ndeshjes së djeshme mes Nantes dhe Montpellierit.
Gjegjësisht, Issiaga Sylla, futbollisti i skuadrës së Montepellier, ka luajtur të gjitha 90 minutat në fushë, edhe pse vetëm pak orë para ndeshjes ka marrë vesh lajmin më të keq të mundshëm – se nëna e tij ka ndërruar jetë.
Ndonëse mësoi lajmin e hidhur, ai arriti të gjejë forcën për të dalë në fushë dhe për të kontribuar në fitoren e skuadrës së tij.
Por, sapo mbaroi, emocionet e tij e pushtuan plotësisht, duke shpërthyer në lot.
Shokët e skuadrës erdhën për ta ngushëlluar megjithatë atij nuk iu ndalnin lotët.
Ai arriti të qetësohej pas një kohe të caktuar. Pamjet janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.