Vdekja e 4-vjeçarit, kryetari i Vushtrrisë: Do të marrim masa për sigurimin e kanalit të Ibër Lepencit

Vdekja e 4-vjeçarit, kryetari i Vushtrrisë: Do të marrim masa për sigurimin e kanalit të Ibër Lepencit

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur i tronditur nga humbje e jetës së një fëmije 4 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u nxor sot nga kanali i Ibër Lepencit.

“Vërtet më tronditi kjo”, tha Idrizi në një lidhje direkte në në T7.

Ai tha se ky kanal ka marrë jetën e disa banorëve të Vushtrrisë, dhe se do ta ngris në nivel komunal mënyrën e sigurimit të kanalit.

“Kanali i Ibër Lepencit ka ditur shpesh të marrë jetëra të banorëve të Vushtrrisë, fëmijëve”, tha ai, duke thënë se do ta ngris në nivel komunal “mënyrën e sigurimit të kanalit”.

“Është një moment i rëndë jo vetëm për familjen”, tha kryetari i Vushtrrisë, i cili tha se po kthehet nga një vizitë që e kishte pasur në Gjermani.

Related Articles