Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca në rastin e drejtorit të Visametric.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Klankosova.tv mbajtjen e seancës. Ajo ka theksuar se tani pritet të merret vendimi rreth caktimit të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Drejtori i “Visametric”, dyshohet për veprën penale “mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.