Në vazhdën e replikave të shumëta të seancës së sotshme plenare ndaj ministres Rozeta Hajdari, Pal Lekaj ka kritikuar institucionin që udhëheq ministrja ajo, duke thënë se emrin e vërtetë e ka “Ministria e Paaftësisë”.
“Një ministri e dështuar në palcë e cila nuk qenë në gjendje një punë të hajrit me ia sjellë Kosovës që tre vjet”, deklaroi Lekaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Ne si AAK vlerësojmë që është mëkat politik e shoqëror që një ministri bazë e shtetit me të gjithë ato potenciale që i ka, duke e ditur gjendjen e dobët sociale të qytetarëve, duke e ditur krizën ekonomike që e ka përcjellë secilën familje, biznes e ndërmarrje, nuk keni qenë në gjendje të merrni vendime e të zbutni sadopak krizën që e ka kapluar Kosovën këto dy-tre vjet”
“Do të mbaheni në mend që ishit kampion të dështimit pa asnjë investitor strategjik nga brenda dhe nga jashtë vendit”.