Policët e Kosovës kanë hyrë tanimë në ndërtesën e komunës së Zveçanit.
Siç raportojnë mediat serbe, kjo ka ndodhur pas përplasjes së ashpër me serbët të cilët bllokuan hyrjen, nga ku më pas u dëgjuan edhe të shtëna armësh dhe hedhje të shok-bombave, shkruan lajmi.net.
Vetura të blinduara, gjithashtu raportohet të jenë të stacionuara para objektit.