Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili duke komentuar zhvillimet në veri, tha se duhet të përdorim gjithë mekanizmat diplomatik e shtetarë për të evituar destabilizimin në vend.
Po ashtu, Abdixhiku tha se “duhet e të jemi të matur ndaj çdo gracke potenciale të Vuçiqit”
E për këtë, Bajqinovci tha se LDK-ja është tipike si gjithnjë, “as mish e as peshk”.
“LDK tipike si gjithnjë, as mish as peshk. Po ma kona ama nuk po di”, shkroi ai në Facebook.