Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arkitektes Merita Mihovci.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndjera ishte anëtare e çmuar e Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe e qytetit.
“Kontributi i saj në kryeqytet në projekte të panumërta publike, dhe përkushtimi i saj ndaj shërbimit publik, do të na mungojë të gjithëve”.
“Qëndrimi i saj pozitiv, gatishmëria për të ndihmuar dhe buzëqeshja e saj do të na mungojnë të gjithëve”.
“I shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta familjes, e të gjithë atyre që e njohën dhe e donin Meritën”, ka thënë Rama.