Recep Tayyip Erdogan i ka fituar zgjedhjet në Turqi, duke siguruar mandatin e tij të tretë në krye të presidencës turke.
Ai doli i pari edhe në balotazhin e së dielës kundër Kemal Kiliçdaroglus, e sipas rezultateve preliminare, ai i mori 52.14 për qind të votave, për dallim nga Kiliçdaroglu, që mori 47.86 për qind. Zyra Qendrore e Zgjedhjeve në Turqi pritet të dalë me rezultate zyrtare.