Biden e uron Erdoganin për rizgjedhjen president

Biden e uron Erdoganin për rizgjedhjen president

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden është lideri më i fundit botëror që ka uruar Erdoganin për fitoren në zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë viteve të fundit, me dallime të rëndësishme lidhur me Sirinë dhe blerjen e Turqisë të një sistemi raketor nga Rusia, megjithëse tensionet që atëherë janë zbutur.

‘’Urime Presidentit Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë për rizgjedhjen e tij. Mezi pres të vazhdoj të punojmë së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale’’, ka shkruar Biden.

Erdogan ka marrë urime edhe nga Kurti e Osmani.

Related Articles