Dushan Obrenoviq i cili dje u arrestua nga policia në Zveçan, raportohet se ka lindur në një martesë të përzier shqiptaro-boshnjake.
Ai dikur quhej Sulemjan dhe për të u raportua disa vite më parë, kur ai kishte vendosur të konvertohej në ortodoks dhe të ndryshonte emrin, shkruan kosovo-online.
Siç ka njoftuar sot avokati i tij, Predrag Miljkoviq, Obrenoviq ndodhet në paraburgim dhe ka disa lëndime fizike.