Hovenier e veçon Presidenten Osmani nga Kryeministri Kurti

Hovenier e veçon Presidenten Osmani nga Kryeministri Kurti

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim të sotëm me gazetarë, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës.

Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera.

Ndërkaq, ambasadori foli shkurtimisht edhe për presidencën në raport me veprimet e fundit në veri të Kosovës.

Hovenier tha se Osmani i merr shumë seriozisht raportet me ndërkombëtarët, e sidomos me SHBA-në.

“Nuk e di nëse është e përshtatshme për mua që të flas për dinamikat përbrenda institucioneve të qeverisë së Kosovës. Ajo që do të vija re, është se presidentja Osmani ka theksuar vazhdimisht rëndësinë për koordinim dhe bashkëpunim të plotë dhe të afërt me bashkësinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë me SHBA-në. Besoj se ajo këtë e merr shumë seriozisht”, deklaroi Hovenier në këtë bisedë me gazetarë.

Related Articles