Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka komentuar situatën në veri ku sipas tij nëse vazhdohet kështu, dëmet mund të jenë të riparueshme.
Gjini thotë se, dëmi i vërtetë do të ndodhë kur krijohet pamja se shumica e qytetarëve të Kosovës mbështesin politika anti SHBA, antin BE, dhe anti NATO.
Shkrimi i plotë:
Së paku dy persona që i çmoj shumë thanë se ‘ndoshta heshtja përballë histerisë së budallallëkut është forma e pastrimit prej saj’.
Nuk mund të pajtohem assesi me një gjykim të tillë. Ky mund të jetë instinkti i parë në një situatë kur kanë marrur turr budallenjtë, por nëse vazhdohet kështu dëmet mund të jenë të pariparueshme.
Dëmi i vërtetë do të ndodhë kur krijohet pamja se shumica e qytetarëve të Kosovës mbështesin politika anti SHBA, antin BE, dhe anti NATO.
Atëherë do të duhen kushedi sa qeveri e kushedi sa vite për ta kthyer besimin se populli i Kosovës i ka përqafuar vlerat dhe standardet europiane dhe se nuk do të devijojë nga partneriteti dhe bashkrendimi në situata të zorshme.
Na janë deshur dekada për ta ndërtuar atë besim. Mund ta humbasim në pak muaj.
Prandaj duhet reaguar, edhe kundër turmave virtuale. Heshtja mund të na kushtojë tepër.
Do të ishte mirë që të gjitha mediat e pavarura ta shfaqin filmin “Land of The Blind”
Shumë edukativ është.