Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vendosjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në objektet e komunave të veriut, të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.
Në një intervistë me Isa Soares për CNN International, ai ka thënë se numri i pjesëtarëve të policisë duhet të rritet përderisa jashtë objekteve të komunave ka shumë pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të strukturave paralele të Serbisë.
“Policia duhet të jetë si në çdo komunë tjerë e pranishme edhe në komunat veriore. Nuk mund të kem vetëm një numër të policëve jashtë (ndërtesave të komunave) të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe të krijojnë siguri, kur ka numër të madh të shtuar të grupeve kriminale dhe strukturave paralele të Serbisë në atë zonë”, ka thënë Kurti.