Gazetarja kosovare, Jeta Xharra, ka folur për takimin e sotëm mes gazetarëve dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për të cilin tha se ishte totalisht i njëanshëm.
Në një lidhje direkte për ‘Debat Plus’, Xharra tha se Hovenier ishte kritik vetëm ndaj Kosovës, duke e bërë përgjegjëse madje edhe për lëndimet e ushtarëve të KFOR-it.
“Pytja jeme ish: a keni me lypë llogari për 25 ushtarë që jon lëndu. Tha, na vjen shumë keq, ngushëllimet tona, por na e konsiderojmë Qeverinë e Kosovës përgjegjëse, edhe për qat dhunë…Totalisht në njëanshmëri veç ndaj Kosovës. Kosova s’e ka mirë. Kosovën me fajësu edhe për lëndimet e trupave të KFOR-it. Qe qëtu jemi, qëtu kemi mbërri, Kosova po fajësohet edhe për lëndimet e djeshit, përkundër faktit që i kemi pa protestuesit e dhunshëm serbë i kanë bo qato lëndime, por qështu nuk u interpretu prej ambasadorit”, tha ajo.
Tutje Xharra foli edhe për deklaratën e Hovenier se SHBA-ja ka pak entuziazëm që të angazhohet për Kosovën, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike.
“Nuk mujtëm me e pyet – pytja logjike kish me qenë – lidhur me atë se në çfarë vendesh keni qenë tu i ndihmu Kosovës për me u njoftë!”, vazhdoi Xharra.
Gazetarja Xharra e bëri edhe një krahasim intersant.
“Unë qysh e lexova, osht që këto jon penalizime që i janë dhonë Kosovës përpara, kur ishte taksa 100%. E në atë kohë nuk i kanë thonë publikisht sepse ka qenë Qeveria AAK-PDK e mendojshin që përmes PDK-së mujnë me rrëzu qat qeveri, n’fund e rrëzunë. E tash nuk kanë kujt me i thanë. Edhe Albin Kurtit duhet me ja thanë zyrtarisht”, deklaroi ajo.
“Ai na ka thirrë për me qortu Qeverinë e Kosovës. Na ka thirrë për punë të vetat!”, shtoi tutje ajo.