Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Milot-Lezhë. Sipas burimeve paraprake të Klan News, në aksident janë përfshirë një kamion, 1 motor me drejtues një shtetas kroat, si dhe një fuoristradë.
Mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur të paktën 2 persona, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.