Admirali i NATO-s, Stuart B. Munsch i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka takuar komandantin e KFOR-it për të diskutuar rreth planeve dhe operacioneve të ardhshme për të ruajtur me paanshmëri ndaj të gjitha palëve për një mjedis të sigurt në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.
Në këtë takim është diskutuar edhe ardhja shtesës e 700 trupave në Kosovë nga batalioni rezervë për të3 normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, ndërkohë është folur edhe dislokimin e një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se do të jetë e nevojshme.
Munsch ka vlerësuar veprimet e KFOR-it në parandalimin e lëndimeve dhe humbjes së jetëve në Kosovë gjatë incidenteve të 29 majit.
Munsch ka taktuar edhe ushtarët e KFOR-it, italian e hungarez që u plagosën gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre nga protestuesit serbë më 29 maj në Zveçan.
“Ai vlerësoi profesionalizmin, guximin dhe përmbajtjen e tyre në trajtimin e dhunës. Ai falënderoi gjithashtu kombet e Hungarisë dhe Italisë për ofrimin e ushtarëve të tillë të trajnuar mirë”, thuhet në njoftim.
Munsch ka takuar edhe ambasadorët e QUINT-it për t’u konsulutuar me ta për mbështetjen e tyre për një rikthim në negociata dhe për t’i dhënë fund dhunës.
Siç thuhet në njoftim, Admirali i NATO-s ka bërë thirrje që të gjitha palët, përfshirë edhe “palët që krijuan kushtet për dhunën e 29 majit”, të përmbahen nga vendime dhe veprime te mëtejshme të papërgjegjshme dhe në vend të kësaj të angazhohen në negociata diplomatike në mirëbesim për të përmirësuar raportet brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.