Edhe Blero i thotë ca fjalë: S’dmth Amerika me pas mirë gjithmonë, se at’her ti veç je tu ja bo rrafsh

Edhe Blero i thotë ca fjalë: S’dmth Amerika me pas mirë gjithmonë, se at’her ti veç je tu ja bo rrafsh

Edhe këngëtari Blero ka reaguar pas sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I njëjti u shpreh se nuk do të thotë se Amerika e ka gjithmonë mirë.

Krejt kjo sepse sipas tij nëse gjithmonë e kanë mirë do të thotë që “veç je tu ja bo rrafsh, e miku i mirë s’ta bën rrafsh”.

“sdmth Amerika me pas mir gjithmon ose t’drejt gjithmon, se at’her ti veq je tu ja bo rrafsh e miku i mir sta bon rrafsh per gjithcka miqt e mir edhe t’sinqert mahen gjithmon. Miqt e rrejshem i ndan interesi, nese 1 mik i jemi ma ka ndertu 1 shpi do t’ijem falenderus ton jeten dhe kom me u mundu me ja kthy njejt, por kjo nuk do te thot qe miku jem ka drejten me bo ligjin n’shpi tem, vec pse ai ma ka ndertu”, shkroi ai.

Related Articles