Pa nisur ende mirë sezoni veror, rikthehen edhe sherret për tokat e shezlongët në bregdetet.
Sipas Policisë, disa persona kanë dhunuar një 64-vjeçar, duke e goditur me mjete të forta e më pas i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve. Policia ka shpallur në kërkim dy personat që dhunuan të moshuarin.
Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 31 vjeçar, si dhe shpallën në kërkim dy të rinjt të tjerë 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 64 vjeçar, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve, raporton noa.