Raci: Nga e hëna nuk ka parti politike në Kosovë që mund ta kthejë situatën si ka qenë (VIDEO)

Raci: Nga e hëna nuk ka parti politike në Kosovë që mund ta kthejë situatën si ka qenë (VIDEO)

Opinionisti Gazmir Raci ka thënë se në komunat veriore të vendit situata është më ndryshe që nga fillimi i përshkallëzimit të protestave të serbëve.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se asnjë subjekt politik nuk mund ta ndryshojë tani më këtë situatë. Sipas tij, tani atje është e pranishme Policia e Kosovës.

“Tash jemi para një fakti të ri, edhe para një ndryshimi të gjendjes në veri edhe që unë konsideroj nuk ka parti politike që mund ta kthejë gjendjen siç ka qenë para ditës së hënë të kësaj jave”.

“Gjendja në veri është pak më ndryshe. Kjo nënkupton se për herë të parë këto qytete janë nën kontrollin e Policisë së Kosovës dhe shteti për të cilin ne kemi kërkuar shumë herë se pse shteti i Kosovës, nuk është në veri dhe ja pra shteti i Kosovës është në veri”, ka thënë Raci.

Related Articles