Lumir Abdixhiku: Bandat kryeministri i njeh me emër dhe mbiemër, me adresë, por i lë të lirë

Lumir Abdixhiku: Bandat kryeministri i njeh me emër dhe mbiemër, me adresë, por i lë të lirë

Lumir Adixhiku, në mbledhjen e sotme të kuvendit ka reaguar në lidhje me raportin e Kurtit ndaj bandave kriminale, ku ka theksuar se Kurti po i njeh me emra, mbiemra dhe madje ku jetojnë këta anëtarë të bandave kriminale dhe ai po i le ata të lirë, raporton Gazeta Enigma.

 “Këtë të premte bëhet një javë nga sulmi jo i paprecedente dhe gjithsesi jo i rrallë i sulmeve të bandave kriminale në veri, që kryeministri po i njeh me emër dhe mbiemër, por janë ende të lirë, të pa arrestuar, por ky po i njeh dhe po na ligjëron për to por janë të lirë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, sulmet janë kundrejt institucioneve të Republikës së Kosovës dhe këto banda qëndrojnë kundër demokracisë, kundër raportimit të lirë por edhe kundër vlerave euro-atlantike.

“Dhe sulmi i nisur ndaj Policisë nga bandat që kryeministri i njeh, por si arreston, ndaj gazetarëve shqiptarë raportues atje, u shndërrua shpejt në sulm ndaj shtabit të KFORIT, nga bandat që kryeministri i njeh me emër dhe mbiemër, me adresë, me armatim me shtëpi, por i lë të lirë, se këto banda qëndronin kundër demokracisë, kundër raportimit të lirë por edhe kundër vlerave euro-atlantike të shpërfaqë nëpërmjet ushtarëve të KFORIT në terren”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar gjithashtu se në një përballje të tillë baret ishin të ndara dhe të qarta, në njërën anë ishin institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe ushtarët e NATOS, dhe në anën tjetër bandat kriminale të sponsorizuara nga aparati shtetëror i Serbisë.

“Bandat që Kryeministri i Kosovës po i njeh me emër mbiemër dhe adresë por po i lë të lirë dhe na ligjëron në Parlament”, tha tutje Abdixhiku. /Gazeta Enigma

Related Articles