Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se ende nuk ka ndonjë arsye se pse duhet të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe.
Zeqiri ka deklaruar se zgjedhjet e reja mund ta prodhojnë një situatë edhe më të tensionuar.
“Një herë për një herë nuk mendoj në atë drejtim, sepse e do një analizë më të zgjeruar se a ka nevojë të shkohet në zgjedhje dhe pse të shkohet në zgjedhje. Akoma nuk ka ndonjë element të arsyes se pse duhet hyrë në zgjedhje dhe pse duhet tërhequr dhe se çfarë mund të prodhojë ajo. Mund ta prodhojë një situatë edhe më të komplikuar, kështu që nuk po mendoj për këto gjëra”, tha Zeqiri për Klan Kosova.
“Normal se do të konsultohem me partinë edhe me të gjithë votuesit do të konsultohem për të parë ndonjë arsye se pse duhet të tërhiqem. Unë nuk kam hyrë për t’u tërhequr, por t’i analizojmë rrethanat”, tha ai.