Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, e ka pyetur deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcin, se a i kujtohet kur ky i fundit ka bërë intervenime për dikë të vetin.
Sipas Qalajt, Bajqinovci ka intervenuar për një familjar të tij të quajtur Avni.
“A të kujtohet Mefail sa intervenimet i ke bërë me taku dikë të PDK-së me ta pritur dikë tendin?
“A të kujtohet?. Mua më kë dërguar vetë, a e din?. Te zoti Kadri Veseli për ta pranuar një familjar tëndin për diçka. A po do me emër?. Më ke dërguar te Kadri Veseli ta kontaktojë për ta pranuar Avniun tënd që është në Nju-Jork”.
Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar deputeti Bajqinovci.
“Unë po them që këta e kanë stil këtë. Unë ju siguroj se kjo është e pavërtetë”.