Një burrë gjobitet me 121 mijë euro për tejkalim të shpejtësisë në Finlandë

Një burrë gjobitet me 121 mijë euro për tejkalim të shpejtësisë në Finlandë

Një burrë është gjobitur me 121 mijë euro për tejkalim të shpejtësisë.

Kjo ngjarje jo e zakonshme ndodhi të shtunën në Finlandë, konkretisht në ishullin Aland raportojnë mediat ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Anders Wiklof, i cili njihet si një nga njerëzit më të pasur finlandez.

Wiklof është zënë duke e vozitur veturën me shpejtësi prej 82 kilometrash në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50.

Përpos gjobës, pasanikut iu pezullua për 10 ditë patentë-shoferi.

Kjo s’është hera e parë që 76-vjeçari mori gjobë të majme për ngasje të shpejtë.

Në vitin 2013, ai u gjobit me 63 mijë e 680 euro ndërsa pesë vjet më parë u detyrua të paguaj një gjobë tjetër prej 95 mijë eurosh.

Gjobat në Finlandë llogariten në bazë të ardhurave mujore.

Related Articles