I ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kristi ka folur për Zhaklin Lekatarin dhe marrëdhënien e tyre. Kristi ka treguar se ata janë takuar disa herë dhe Zhaklina i ka folur për lidhjen e saj.
Ai tha se nuk ka pasur asgjë romantike, edhe pse tregoi që kanë kaluar mirë me të.
“Kam komunikuar me Zhaklinën, i kam dhënë çokollata belge. Nuk ishte në kuadër romantik. Kaluam 5 muaj bashkë. Ishim profesionalisht të lidhur. Ishte thjesht një gjest profesional, shoqëror. Kemi pirë dhe dy kafe. Nuk isha xheloz. Unë u kënaqa për Zhaklinën. Më tregoi si qëndronte situata kur u takuam. Ata shkojnë shumë si çift. Nuk e njoh. Më ka thënë që ai është shumë i mirë. Besoj se mund të zhvillohet diçka aty.”- tha Kristi.