Hoti për Kurtin dhe Osmanin: Këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave

Hoti për Kurtin dhe Osmanin: Këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave

Avdullah Hoti, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar përmes Facebook se Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të “politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Hotit, kjo po e dërgon Kosovën drejt izolimit.

“Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve. Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma

Related Articles