Zgjedhje të reja në veri?! – Deklarohet Atiq

Zgjedhje të reja në veri?! – Deklarohet Atiq

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se në këtë komunë tash dokumentet lëshohen me vulën e re, atë të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, deri më tani dokumentet janë vulosur me vulën e zyrës administrative, teksa shtoi se tash e tutje, vula është e njëjtë si nëpër të gjitha komunat.

Atiq foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, për të cilat tha se nuk varet prej tyre.

“Nuk varet prej neve. E jona është ajo që i kemi edhe rreth dy vite qeverisje. E imja është të mundohem që t’i përmbushi ato premtime që i kam bërë gjatë fushatës. Aty e kemi gjithë energjinë. Të gjitha temat që tejkalojnë në tema gjeopolitike, nuk janë në sferën e kryetarit”, tha Atiq në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai foli edhe për polemikat në seancën e kuvendit, ku kryeministri Kurti u akuzua se kryetari i Mitrovicës së Veriut që vjen nga partia e tij, nuk është duke e kryer punën në ndërtesën kryesore.

“Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është kjo. Të gjithë ata që kanë skepticizëm me zyrën time si kryetar komune, i bëj ftes të na bëjnë një vizitë edhe për urim dhe mund ta shohin punën që po e bëjmë. Thirrja lë të jetë për të gjithë, normal edhe për kryeministrin”, tha Atiq.

Related Articles