I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, i ka thënë Listës Serbe se është e nevojshme që serbët në Veri të marrin pjesë në zgjedhje.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se as një zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.
”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak.
Lajçak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmani.
No political solution to de-escalate the tensions in the north of Kosovo can be achieved without the affected population. With representatives of Srpska Lista and civil society, we highlighted the need for Kosovo Serbs to participate in new elections. pic.twitter.com/4rjX8mJufz— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2023