Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan në bashkëpunim me Njësinë e DHTN në Prishtinë kanë vazhduar sot aksionin e koduar si ‘Shpërndarësi 3’, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe sekuestrimin e një sërë provash materiale.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit lidhur me rastin janë
- Kadri Lecaj 29-vjeçar
- Selver Lecaj 42-vjeçar
- Riad Rashiti 34-vjeçar
- Arianit Rashiti 28-vjeçar
Operacioni është zhvilluar në tri lokacione, ku gjatë bastisjes droga është gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit, Kadri Lecaj.
“Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar: 100.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy vetura, 2270 euro dhe 30 franga zvicerane. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.