Pak ditë më parë u raportua për një rast ku është recidivisti i veprave të ndryshme penale, Burim Agaj. Agaj në rastin e fundit dyshohet se tentoi t’i godas me veturë zyrtarët policorë që i ishin vënë pas për ta arrestuar.
41-vjeçari ka arritur që sërish të arratiset nga duart e drejtësisë dhe për këtë dyshohet se mori ndihmë nga djali i tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i biri i Agajt është arrestuar gjatë ditës së djeshme.
19-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar babain e tij të arratiset në drejtim të Ferizajt dhe këtë e ka pranuar gjatë intervistimit para hetuesve policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.
Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin, Burgim Agaj.