Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për takimin që e ka pasur me ambasadorin jorezident të Australisë, Richard Rodgers.
Kurti e ka falënderuar atë për strehimin e katër mijë refugjatëve kosovarë në Australi gjatë luftës së vitit 1999.
”Kënaqësi të takoj Ambasadorin Australian jorezident në, Richard Rodgers @AusAmbCroatia. Sot i shpreha mirënjohjen time që mirëpriti 4000 refugjatë kosovarë në ’99, duke qenë vendi i 8-të që na njohu dhe mbështetjen e vazhdueshme për të ndërtuar dhe forcuar demokracinë tonë”, ka shkruar ai në Twitter.
Rodgers gjatë ditës është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani.
Ai është ambasador rezident në Kroaci, poqë mbulon edhe Kosovën.