​Transportoi mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga Policia e Kosovës në Leposaviq

​Transportoi mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga Policia e Kosovës në Leposaviq

Një person i cili ishte duke transportuar mish përmes rrugëve ilegale ka tentuar t’i ikë Policisë së Kosovës por është arrestuar.

Rasti ka ndodhur derisa pjesëtarët e Policisë ishin duke patrulluar në veri të vendit, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Policët kishin vërejtur një kombi mercedes me targa serbe që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri.

“Gjatë patrullimit në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë vërejtur një kombi Mercedes të tipit Sprinter ngjyrë e bardhë me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri. Patrulla policore ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ik Policisë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Më pas, Policia e Kosovës ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndalojë automjetin e dyshuar.

“Pas veprimeve aktive operacionale, Policia ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndaloj automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit është identifikuar edhe ngasësi i automjetit i dyshuari mashkull/s me iniciale R.K. (1973). Gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3700 kilogram mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit”, ka njoftuar Policia.

Automjeti është përcjellë dhe i është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Related Articles