Një rast dhune në familje ka ndodhur në një familje në fshatin Janjevë në Lipjan, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Sinjali mëson se 67-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se reja e saj ka ushtruar dhunë psikike e madje edhe e ka rrahur.
24-vjeçarja është intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarës dhe me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Ndërkohë e moshuara ka deklaruar se dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj.