Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Njoftimi i bëri në mbledhjen e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Ai është deklaruar kryesues i pavarur.
“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do ti përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, ka thënë Kupina.