Armend Muja: Duke dërguar statut në Berlin e Paris, Rama po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin

Armend Muja: Duke dërguar statut në Berlin e Paris, Rama po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar pak pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.



Sipas Mujës, me dërgimin e këtij draft-statuti në Berlin e Paris, “Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin”.

“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, ka shkruar Muja.

Ndryshe, Rama ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Asosacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Related Articles