Katër fëmijë janë në mesin e gjashtë personave që u lënduan sot si pasojë e një sulmi me thikë që ndodhi në Annecy, Francën juglindore.
Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital.
Një azilkërkues sirian dyshohet se kreu sulmin, por motivi i tij është i paqartë, tha prokurori Bonnet-Mathis. Nuk ka asnjë motiv të dukshëm terrorist, shtoi ajo.
Zyrtarët lokalë raportuan më herët se i dyshuari në lidhje me sulmin u arrestua. Ai mbeti i plagosur lehtë, por nuk ka pati nevojë për trajtim spitalor.
Katër fëmijët e lënduar në sulm janë të moshës nga 22 muaj deri në 3 vjeç, tha në një konferencë për shtyp prokurori Bonnet-Mathis, i cili tha se fëmijët janë në gjendje kritike.
Një nga katër fëmijët e lënduar është shtetas britanik, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në një fjalim në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kombi është në tronditje”, pas sulmit.
“Mendimet tona janë me ta, familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës”, shkroi Macron në Twitter.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak u shpreh se mendimer e tij janë me të gjithë të prekurit nga sulmi.
Ministri i Shëndetësisë, François Braun shkroi në Twitter se mendimet e tij janë me viktimat e sulmit me thikë.
“Të gjitha mendimet e mia shkojnë menjëherë te njerëzit e plagosur nga një individ i armatosur me thikë në Annecy dhe te të dashurit e tyre”, shkroi Braun në Twitter.
Ndërkaq, kryebashkiaku i Annecy, François Astorg u kërkoi banorëve të shmangnin zonën ku ndodhi sulmi me thikë për të lehtësuar punën e autoriteteve, shkruan CNN, përcjell KosovaPress
Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare Franceze mbajtën një minutë heshtje për të plagosurit në sulm.