Muja: Edi Rama ia ka bartur Vuçiqit lidershipin rajonal

Muja: Edi Rama ia ka bartur Vuçiqit lidershipin rajonal

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama përmes draft-dokumentit për Asociacionin të propozuar sot te krerët evropianë, ka tendecë që t’i gjej një rrugëdalje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Muja në Politiko tha se për shkak të natyrës se si dy politikanët qeverisinë, njëri me Serbinë e tjetri me Shqipërinë, në situata të tilla të dy politikanët e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt.

Teksa së fundmi, sipas deputetit Muja kryeministri Rama ia ka bartuar Vuçiqit lidershipin rajonal.

“Ka një afrim mes Ramës e Vuçiqit për shkak të natyrës se si qeverisinë të dy. Janë përfaqësues të stabilokracisë në Ballkanin Perendimor, dhe këta e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt. Më herët ka qenë një rend në kuadër të Procesit të Berlinit, që Ballkani u pa me dy figura, me Vuçiqin te serbët e Ramën te shqiptarët. deklaroi Muja në Politiko.

“Personalisht e shoh, mendoj që Rama është pjesë e problemit. Që nga qëndrimet e painformuara me situatën e fundit, dhe reagimet pa ndonjë konsultim dhe njohje të situatës.”, tha Muja tutje.

Related Articles