Mëngjesi i sotëm e gjeti kafenenë ‘Gusto’ në sheshin kryesor të Mitrovicës në gjendje jo të gatshme për të filluar punën si çdo ditë tjetër. Kjo për shkak se në orët e hershme të së premtes, lokali ishte cak i një sulmi të rrezikshëm.
Siç raporton ‘Mitropol’, dikush dyshohet se hodhi granatë dore drejt lokalit, teksa sipas pamjeve të publikuara vërehet se atje janë shkaktuar dëme të mëdha në inventar.
E po ashtu dëme kanë pësuar edhe dy lokalet në afërsi të ‘Gusto’.