Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se nëse bëhet krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ka rritje mbi 60 milionë euro më shumë apo 19.2 për qind.
Sipas ATK-së, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.
“ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe njofton tatimpaguesit jo përmbushësh se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagese të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.