Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se veprimet ushtarake kundërsulmuese janë duke u zhvilluar kundër forcave pushtuese të Rusisë, raporton ‘Al Jazeera’, transmeton Gazeta Enigma.
“Veprimet kundërsulmuese dhe mbrojtëse po zhvillohen në Ukrainë, por nuk do të them në detaje se në çfarë faze janë”, ka deklaruar Zelensky.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, tha se Ukraina kreu operacione të rëndësishme në disa pjesë lindore dhe jugore në 48 orët e fundit, me mbrojtjen ruse të thyer në zona të caktuara. /Gazeta Enigma