Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në një familje në fshatin Dobërqan në Gjilan, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj të moshuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 81-vjeçarja ka deklaruar se vajza e saj vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe së fundi e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime në kokë.
Si pasojë e lëndimeve të marra, e moshuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që është shprehur se ndihet e pasigurt të vazhdojë bashkëjetesën me të bijën.
Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë 59-vjeçaren dhe e njëjta është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.