Arrestohet 20-vjeçari pasi e ëma i’a gjen marihuanën në shtëpi dhe e denoncon në Polici

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Prishtinë, ku i dyshuar është një 20-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë nëna e të dyshuarit ajo e cila ka denoncuar djalin e saj në Polici, pasi ka gjetur në dhomën e tij një cigare e cila dyshohet të ketë qenë e mbështjellë me marihuanë.

Substance narkotike është sekuestruar, ndërsa i riu është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Related Articles