Derisa ishte duke folur për zhvillimet në veri të vendit, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli zhvilloi një telefonatë me Milan Radoiçiqin live në emision.
Sheholli flet në telefon Radoiçiqin pa interfon, por i transmeton tek moderatori fjalën që ai i thotë në telefon.
“Mua Amerika më ka shti në listë të zezë por tash fillon lista e zezë e vërtetë. Shumë shpejt ja dëgjoni krismën. Kam ‘dosta’ në të gjitha subjektet politike shqiptare”, citon Sheholli fjalët e Milan Radoiçiqit në emisionin Kojshia Show.
Sheholli përcjellë fjalët e Radoiçiqit, për të cilin thotë se për situatën në veri i tha:
“Pa formim të Asociacionit dhe pa u hequr Njësia Speciale e flamuri Kosovës, nuk ka paqe në veri”.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit, lider i një grupit të organizuar kriminal.