E dhimbshme: Sëmundja e rëndë i merr jetën 16-vjeçares nga Mitrovica

E dhimbshme: Sëmundja e rëndë i merr jetën 16-vjeçares nga Mitrovica

Alketa Istrefi, e cila tash e një kohë vuante nga një sëmundje e rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare

Lajmin e hidhur për vdekjen e saj në moshë të hershme e kanë dhënë familjarët përmes njoftimeve në rrjete sociale.

Ceremonia mortore do të mbahet nesër me kohën e drekës në varrezat e fshatit Lubuvec të Mitrovicës.

E ndjera kishte kohë që vuante nga sëmundja e zemrës, mushkërive dhe mëlçisë.

Për shërimin e saj, familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve, për shkak se kostoja e trajtimit ishte e papërballueshme për ta.

Related Articles