Shchneeberger pyet BE-në: Çfarë sanksionesh janë në plan për Serbinë, e cila e shkaktoi krizën

Shchneeberger pyet BE-në: Çfarë sanksionesh janë në plan për Serbinë, e cila e shkaktoi krizën

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, presidente e OJQ-së “Vienna Goes Europe”, ka reaguar pas lajmit për sanksione të BE-së ndaj Kosovës.

Në një reagim në Twitter, politikania austriake ka kërkuar të dijë se çfarë sanksionesh po planifikohen kundër Serbisë, vend i cili, thotë ajo, “shkaktoi krizën” në veri duke i tërhequr serbët e Kosovës nga institucionet.

“Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë për shkaktim të krizës duke i tërhequr [serbët, shën. red.] nga institucionet, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja, duke i bojkotuar zgjedhjet dhe duke sulmuar dhunshëm paqeruajtësit e NATO-s?”, ka pyetur ajo, ndërsa i ka etiketuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton Klankosova.tv.

Ajo pyet se përse po sanksionohet Kosova. “Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit? Apo për shkak se Kosova nuk do ta lejojë veten të shndërrohet në një kukull për të gjykuar autokratët?”.

“Kjo vendosmëri dhe ashpërsi i përshtatet dhe është shumë e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo kundër Kosovës, e cila nuk po përpiqet të përdorë të gjitha llojet e dredhive për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët e saj. Kjo përmbysje autor-viktimë do të përshpejtojë atë që ata mendojnë se duhet të parandalojnë. Sa rezistent ndaj të mësuarit mund të jeni në të vërtetë?”, pyeti në fund këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Related Articles